Katër të vdekur nga zjarret në Turqi, Osmani i shkruan Erdoganit

Katër të vdekur nga zjarret në Turqi, Osmani i shkruan Erdoganit

Aktuale July 30, 2021 - 18:43

Katër persona kanë vdekur deri më tani si pasojë e zjarreve të mëdha që kanë goditur zonat pyjore në jug të Turqisë.

Në lidhje me këtë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka shkruar mesazh solidarizues homologut turk, Recep Tayyip Erdogan.

Përmes një postimi në Twitter, Osmani ka thënë se Kosova qëndron përkrah popullit të Turqisë.

Ajo u uron shërim të shpejtë të të lënduarve.

“Republika e Kosovës është në solidaritet të plotë me popullin e Turqisë, pasi vendi po përballet me disa nga zjarret më shkatërruese. President Recep Tayyip Erdogan, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia për jetët e humbura. Urojmë shërim të shpejtë për të plagosurit dhe lutemi për të gjithë të prekurit”, ka shkruar Osmani. /Zëri