Pas zjarrit në Turqi, Konjufca: Ndajmë dhembje për jetët e humbura

Pas zjarrit në Turqi, Konjufca: Ndajmë dhembje për jetët e humbura

Aktuale July 30, 2021 - 23:04

Kryekuvendari, Glauk Konjufca, ka reaguar pas zjarrit qe e ka kapluar shtetin turk ku raportohet për katër të vdekur.

Përmes një postimi në Facebook, Konjurca ka thënë se Kosova ndanë dhimbjen dhe keqardhjen e thelle me Turqinë.

“Ndajmë dhembjen dhe keqardhjen e thellë me Turqinë mike për jetët e humbura dhe dëmet e pësuara nga zjarret gllabëruese që kanë përfshirë jugun e shtetit turk”, ka shkruar Konjufca.

Ai u ka shprehur ngushëllime të afërmeve të viktimave dhe u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve.

"Ngushëllimet tona për të afërmit e viktimave dhe shërim të shpejtë për të lënduarit në këtë fatkeqësi", tha Konjufca. /Zëri