Në radhë për plazh drejt Shqipërisë, 30 mijë qytetarë nga Kosova hyjnë në pak orë në Morinë

Në radhë për plazh drejt Shqipërisë, 30 mijë qytetarë nga Kosova hyjnë në pak orë në Morinë

Aktuale August 01, 2021 - 10:25

Rritja e temperaturave  dhe fillimi i gushtit ka sjellë një rritje të numrit të qytetareve të Kosovës që duan të kalojnë pushimet në Shqipëri.

Edhe mëngjesin e së dielës mijëra makina dhe dhjetëra autobusë kaluan nga Morina për në bregdetin shqiptar.

Ky fluks i lartë që i kalon 30 mijë shtetas të Kosovës ka sjellë bllokimin e segmentit Morinë-Kukës të Rrugës së Kombit.

Që në mëngjes automjetet të vendosura në dysh po ecin shumë ngadalë për të dalë nga Kukësi në një kohë ku temperaturat janë rreth 40 gradë. /a2news