Çifti nga Skenderaj, që iu ndërpre rryma nga KEDS-i, strehohet në Shtëpinë e të Moshuarve

Çifti nga Skenderaj, që iu ndërpre rryma nga KEDS-i, strehohet në Shtëpinë e të Moshuarve

Aktuale August 01, 2021 - 21:23

Një çift i të moshuarve nga Skenderaj, kishin mbetur pa rrymë pasi KEDS-i u kishte ndërprerë energjinë elektrike për shkak të borxhit që kishin.

Pas raportimit në media, sot këtë çift e ka vizituar kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, i cili ka njoftuar se tashmë ata janë banorë të Shtëpisë së Personave të Moshuar pa Përkujdesje Familjare në Skenderaj, transmeton Zeri.info.

Jashari ka treguar se kjo është bërë duke marrë parasysh gjendjen e tyre shëndetësore, pamundësinë e përkujdesjes për njëri-tjetrin, kushtet jo të mira të banimit dhe nevojën e përkujdesjes së tyre nga të tjerët me ushqim, hixhienë dhe trajtim mjekësor.

Shkrimi i plotë i Jasharit: