Dështon në tentimin e parë themelimi i operës së Kosovës
Foto:Laura Hasani

Dështon në tentimin e parë themelimi i operës së Kosovës

Aktuale August 02, 2021 - 14:10

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur ta themelojë operën e Kosovës.

Themelimi i saj, i cili fillimisht në seancë u propozua nga kryeministri Albin Kurti, ka dështuar pasi vetëm 53 deputetë kanë marrë pjesë në votim, nga 63 sa ishin të pranishëm, transmeton Zeri.info.

Pas votimit Kuvendi ka shkuar në pauzë deri në orën 15:30, ndërsa kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se do të hidhet në votim përsëri çështja e themelimit të operës. /Zëri