Bekim Jashari thotë se axha Rifat ia vlerësoi lart punën si kryetar komune

Bekim Jashari thotë se axha Rifat ia vlerësoi lart punën si kryetar komune

Aktuale August 02, 2021 - 15:22

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka pritur sot në zyrë axhën e tij, Rifat Jasharin.

I pari i Skenderajt ka thënë se axha i tij është shembull i sakrificës dhe vazhdon të jetë pranë tij çdoherë.

“Sot më vizitoi në zyrën time axha im Rifati, njeriu shembull i sakrificës, që na mbushi me forcë e motiv në ditët e para të Lirisë dhe kështu vazhdon të jetë çdoherë afër nesh dhe punëve të mira që bëjmë. Mixha Rifat është udhërrëfyesi ynë i jetës, këshillat dhe mësimet e tij për ne dhe gjeneratën e re të familjes sonë janë qenësore në veprimet dhe vendimet që ne marrim”, ka shkruar Jashari.

Ai më tej ka thënë se gjatë këtij mandati qeverisës në Komunën e Skenderajt, në shërbim të qytetarëve, ka punuar me përkushtim që të përmbushë premtimin që ia ka dhënë edhe axhës, se do të punojë me nder në shërbim të secilit qytetar dhe mirëqenies sociale të tyre.

“Jam tejet i lumtur që puna ime dhe projektet e realizuara po vlerësohen lart nga mixha Rifat, nga i cili mora përkrahje maksimale edhe për mandatin e dytë në udhëheqje të Komunës së Skenderajt, për të vazhduar angazhimin maksimal në shërbim të vendit.

Të paçim gjatë, mixhë!”, shkruan kryetari i Skenderajt. /Zëri