LVV-ja pasi anëtari i saj iu bashkangjit listës së LDK-së: Humbësit po bëhen bashkë

LVV-ja pasi anëtari i saj iu bashkangjit listës së LDK-së: Humbësit po bëhen bashkë

Aktuale September 14, 2021 - 21:10

Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga radhët e LDK-së, Armend Agolli, ka njoftuar sot se anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Hasani, i është bashkangjitur listës së LDK-së në zgjedhjet e 17 tetorit.

Lidhur me këtë ka reaguar Lëvizja Vetvëndosje – Dega në Mitrovicë të cilët kanë thënë se “po dëshmohet edhe njëherë se humbësit po bëhen bashkë”.

“Koalicionet parazgjedhore të partive të dyta e të treta me partitë tjera të vogla e me individë të dorës së dytë në Mitrovicë, e dëshmojnë qartë edhe një herë se humbësit po bëhen bashkë, por e tëra që do të arrijnë, do të jetë prapë një rezultat dëshprues ngase Mitrovica i ka besuar programit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit me mbi 20 mijë vota, e njejtë do të ndodh edhe në zgjedhjet lokale me 17 tetor”, thuhet në reagim.

Sipas tyre, “Mitrovica është rreshtuar krahë Lëvizjes për të synuar zhvillimin e asesi nuk do të kthehet para vitit 2013, në kohën e krimit të organizuar”.

Nga Lëvizja Vetëvendosje kandidaturën për Mitrovicë e kishte paraqitur edhe Fatmir Hasani nga diaspora.

Hasani kishte shprehur pakënaqëesi të mëdha për shkak të siç thotë ai, mashtrimeve dhe shantazheve të bashkëpartiakut të tij Agim Bahtiri. /Zëri