Grenelli thotë se UNMIK-u është shpenzim i humbur i dollarëve të amerikanëve

Grenelli thotë se UNMIK-u është shpenzim i humbur i dollarëve të amerikanëve

Aktuale October 16, 2021 - 17:46

Ish i dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell ka thënë se UNMIK-u është shpenzim i humbur i dollarëve të taksave amerikane.

Përmes një postimi në Twitter, Grenelli tha se shefi i UNMIK-ut është joefektiv dhe i ngadalshëm.

Sipas Grenellit, UNMIK-u duhet të riformohet ose të përmbyllet.

“Shefi i UNMIK-ut fajson për komunikim të dobët BE-në, Presidenten e Komisionit Evropian, von Der Leyen dhe NATO-n për dhunën e ditëve të fundit. Por ai është i pari që është joefektiv dhe i ngadalshëm. UNMIK-u është shpenzim i humbur i dollarëve të taksave amerikane dhe ai duhet drastikisht të riformohet ose të përmbyllet”, ka shkruar Grenell. /Zëri