Muharremaj: Ajo që ndodhi mbrëmë ka ndodhur vetëm në kohën e liderit të madh Ukë Bytyçit

Muharremaj: Ajo që ndodhi mbrëmë ka ndodhur vetëm në kohën e liderit të madh Ukë Bytyçit

Aktuale October 18, 2021 - 09:09

Në zgjedhjet lokale të mbajtura dje në Kosovë shumë komuna kanë përfunduar garën në raundin e parë, pa balotazh.

Një nga këto komuna ishte Suhareka, ku fitoren pa balotazh e mori kryetari aktual, Bali Muharremaj.

Ai sot ka publikuar një video, ku thotë se ka filluar punën në orën 8:00 dhe se tash do të punojë edhe më shumë pasi ka besimin e plotë.

"Po filloj punën në orën 8. Shprehi rastin që të ju falënderoj gjithë qytetarët e komunës sonë, gjitha grup-moshat, me i falenderu pa dallim partie politike, shpreh rastin me i falenderu edhe diasporën. Do të përkushtohem më shumë për punë dhe e fillova sot punën, pasi na mundësuat që mos me humb edhe një muaj për me shku në balotazh Më keni shti me punu më shumë, sepse ma keni dhënë besimin e plotë", ka thënë Muharremaj.

Ai thotë se fitorja e mbrëmshme në Suharekë pa balotazh ka ndodhur vetëm në kohën kur ka fituar ish-kryetari i ndjerë, Ukë Bytyçi.

"Ajo çka ka ndodhë mbrëmë, ka ndodhur vetëm në kohën e liderit të madh të komunës sonë, Ukë Bytyçit". /Zëri