Ambasada e Kosovës në Slloveni me njoftim të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Ambasada e Kosovës në Slloveni me njoftim të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Aktuale October 21, 2021 - 15:36

Ambasada e Kosovës në Slloveni ka njoftuar për masat që janë në fuqi në shtetin mikpritës dhe të cilat duhen zbatuar për të gjithë ata persona që duan të kryejnë shërbime në këtë ambasadë.

Përmes një njoftimi, kjo ambasadë lut të gjithë qytetarët që kanë punë në Ambasadën e Kosovës në Slloveni që të zbatojnë me përpikëri rregullat në fuqi sa i takon parandalimit të COVID-19.

“Për të pasur qasje në objektin në të cilin ndodhet Ambasada e Republikës së Kosovës në Slloveni (Ndërtesa Eurocenter), të gjitha palët duhet që domosdoshmërisht të plotësojnë kushtin e PCT-së, (duke ofruar dëshmi se jeni shëruar nga COVID-19 (Prebolevnost), jeni i/e vaksinuar (Cepljenost) ose keni kryer testin (Testiranje)) të paraparë me dekretet e Qeverisë së Republikës së Sllovenisë”, ka njoftuar kjo Ambasadë.

Nëse nuk plotësohen kriteret e parapara, Ambasada e Kosovës në Slloveni thotë se të gjithë personave do t’u refuzohet hyrja nga zyrtarët kompetentë të objektit “Eurocenter”. /Zëri

Më gjerësisht rreth rregullave të Qeverisë së Sllovenisë mund të informoheni në faqen zyrtare të Qeverisë së Sllovenisë:

https://www.gov.si/teme/koronavirus-sars-cov-2/?fbclid=IwAR3hWTUwMjnCYDk55y_No1V9pkjNQVH2NTwgdL95gIlPApNtMtifJoVKWy0