Suma flet pas vendimit të PZAP-it që dërgon në rivotim Hanin e Elezit

Suma flet pas vendimit të PZAP-it që dërgon në rivotim Hanin e Elezit

Aktuale October 21, 2021 - 16:54

Knadidati i pavarur për kryetar të Hanit të Elezit, Rufki Suma ka folur pas vendimit të PZAP-it e cila ka vendosur ta dërgoi në rivotim këtë komunë.

Suma në një prononcim për “Zeri.info, e ka quajtur vendimin të drejt pasi siç ka thënë, shkeljet i ka pranuar publikisht edhe vet kundërkandidati i tij nga PDK-ja, Mehmet Ballazhi.

“Është një vendim i drejt për shkak të shkeljen që e ka bërë, është veprim publik, jo që ka pasur nevojë për hetim më të thellë ku kandidati e pranon vet edhe para mediave se i ka vizituar të gjitha vendvotimet që është në kundërshtim me ligjetnë fuqi. Asnjë kandidat nuk ka të drejt me u fut në vendvotime, përvec në vendvotimin e tij ku do të votojë”, ka thënë Suma për “Zërin”.

Suma i cilia ka fituar zgjedhjet në këtë komunë në tri mandate, tha se për shkelje në zgjdhje kanë dorëzuar në PZAP, vetëm një ankesë dhe kjo është tashmë e plotëfuqishme.

Kujtojmë se në këtë komunë në raundin e parë kishte fituar kandidati i PDK-së Mehmet Ballazhi me 50.98%, ndërsa i dyti Rufki Suma me 42,47%. /Zëri