Deputetët e Vetëvendosjes marrin ujë ujësjellësi në seancë: Nuk do të blihet si më parë

Deputetët e Vetëvendosjes marrin ujë ujësjellësi në seancë: Nuk do të blihet si më parë

Aktuale November 25, 2021 - 11:31

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nga sot kanë vendosur që në seancë të pinë ujë nga ujësjellësi dhe jo të ambalazhuar.

Kështu bëhet e ditur në një postim të deputetes Fitore Pacolli, e cila ka thënë se kjo bëhet për të ruajtur mjedisin.

“Një hap i vogël, por me mesazh domethënës. Deputetët, posa të krijohen kushtet, do të konsumojnë vetëm ujë që ofrohet nga rrjeti publik i Ujësjellësit. Nuk do të blihet më ujë siç është blerë më parë. Do të pimë ujë që vjen nga rrjeti publik sikurse pi mbi 80% e popullatës në Kosovë, duke siguruar edhe cilësinë e ujit. Kjo e ngrit edhe vetëdijen e secilit deputet për rëndësinë e cilësisë së ujit të rrjetit publik. Do ta ruajmë mjedisin. Për çdo muaj në deponitë tona nuk do të hedhim rreth 5 mijë shishe të plastikës e rreth 5 mijë gota të plastikës në muaj”, ka shkruar Pacolli.

Ajo ka thënë se ky veprim do të bëjë që Kuvendi i Kosovës të kursejë 25 mijë euro në vit. /Zëri