KFOR-i në zi pas vdekjes së ish-komandantit Reindhardt
Aktuale
December 02, 2021 - 19:07
Sot ka vdekur ish-komandanti i KFOR-it, Klaus Reindhardt.
Për këtë KFOR-i në Kosovë sot ka ulur flamurin në gjysmështizë për humbjen e ish-komandantit Reindhardt.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të KFOR-it në Facebook.
“Me zemër të thyer nderojmë dhe e ulim flamurin e KFOR-it në gjysmështizë për humbjen e ish-komandantit, gjeneral Dr. Klaus Reindhardt.Ne si ushtarë të KFOR-it nuk i harrojmë kurrë vëllezërit tanë dhe të gjithë ndajmë dhimbjen për humbjen e ish-komandantit tonë. U prefsh ne paqe gjeneral. Nuk do të harrohesh kurrë”, shkruan KFOR-i.
Gjenerali Reindhardt komandoi KFOR-in ndërmjet 8 tetorit 1999 dhe 18 prillit 2000. /Zëri