Romët, të diskriminuar në ndjekje të ëndrrës

Romët, të diskriminuar në ndjekje të ëndrrës

Aktuale January 16, 2022 - 13:26

Fatlum Kryeziu, gati dy vjet, ka kërkuar punë në Kosovë, por pa sukses.

I diplomuar në Universitetin e Prishtinës, Dega Sociologji, ai thotë se problem nuk e ka kualifikimin, por paragjykimet dhe diskriminimin.

Fatlumi është 27 vjeç dhe vjen nga komuniteti rom i Prizrenit.

Radio Evropa e Lirë ka biseduar me të edhe para një viti, kur ishte në kërkim të një vendi të punës dhe situata e tij gati se nuk ka ndryshuar.

I gjendur përballë vështirësive, Fatlumi ka vendosur t’i rrisë aftësitë e tij profesionale.

Vitin e kaluar, ai ka aplikuar për një bursë në programin “Roma Graduate Preparaton Program”, në Universitetin e Evropës Qendrore në Budapest dhe Vjenë.

Ai e ka fituar bursën dhe aktualisht studion midis këtyre dy kryeqyteteve evropiane.

“Po i zhvilloj studimet në fushën e Sociologjisë dhe Antropologjisë Sociale. Është një program specifik, i cili ka për qëllim avancimin e pozitës së edukimit në nivelin e arsimit të lartë, respektivisht të akademikëve romë në Evropë dhe më gjerë”, thotë Kryeziu.

Mbi 90 për qind të papunë
Përveç pjesëtarëve të komunitetit rom që përballen me vështirësi të punësimit në Kosovë, të njëjtin hall e kanë edhe dy komunitetet tjera: egjiptian dhe ashkali.

Mbi 90 për qind e tyre janë të papunë, sipas të dhënave të Zyrës për çështje të komuniteteve në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës.

Sipas një raporti të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), të vitit 2020, pjesëtarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian mbështeten në të ardhurat e krijuara nga aktiviteti ekonomik joformal, ose nga punësimi sezonal.

Romët, ashkalinjtë dhe egjiptianët, sipas organizatave që merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, nuk arrijnë të punësohen as në vendet ku iu takon me ligj.

Shkrimin e plotë e gjeni në linkun më poshtë:

https://www.evropaelire.org/a/te-diskriminuar-ne-ndjekje-te-endrres/31654924.html