Bislimi uron Metsolan: Rruga e Kosovës drejt BE-së kërkon bashkëpunim të ngushtë me institucionet e saj

Bislimi uron Metsolan: Rruga e Kosovës drejt BE-së kërkon bashkëpunim të ngushtë me institucionet e saj

Aktuale January 18, 2022 - 17:58

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka uruar Roberta Metsolan për zgjedhjen në pozitën e presidentes së Parlamentit Evropian.

Në urimin e tij ai ka thënë se shohin bashkëpunim në arritjen e synimeve.

“Rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian kërkon bashkëpunim shumë të ngushtë me institucionet e BE-së”.

“Ne shohim të punojmë bashkë në arritjen e objektivave tona të përbashkëta”,transmeton Klankosova.tv