AAK-ja shqyrton edhe protestat kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike

AAK-ja shqyrton edhe protestat kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike

Aktuale January 18, 2022 - 19:15

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka pasur pjesë të propozimeve në mbledhjen e kryesisë edhe organizimin e protestive për të kundërshtuar shtrenjtimin e paralajmëruar të rrymës elektrike.

“Përderisa veriu i vendit nuk paguan fare për energjinë, është e padrejtë rritja enorme e çmimeve për pjesën tjetër të qytetarëve, ku goditën amvisëritë dhe bizneset. Gjithashtu, Kryesia kërkoi që të shqyrtohet mundësia e organizimit të protestave për te kundërshtuar shtrenjtimin e paralajmëruar të rrymës elektrike”, thuhet në njoftim.

Në këtë mbledhje ata jan pajtuar që të lobojnë për miratimin e ligjit për donacionet për Ushtrinë, që kushdo që dëshiron të dhurojë mjete financiare për zhvillimin e Ushtrisë.

Të martën Qeveria njoftoi se ka vendosur të ndajë 75 milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike për konsumatorët biznesorë dhe ata shtëpiakë me konsum deri në 600KWh.

Zyra e Rregullatorit për Energji ka lëshuar së fundmi raportin konsultativ për shqyrtim të jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë. Është propozuar rivendosja e bllok-tarifës deri në 600KWh për konsumatorët e amvisërisë dhe që të gjitha tarifat të ngrihen për 9 për qind për ata që konsumojnë deri në 600KWh, ndërsa për ata me më shumë shpenzime do të reflektohet çmimi i importit, që muajve të fundit ka arritur shifra rekorde.

Edhe dy partitë tjera opozitare, PDK-ja e LDK-ja të martën kanë shprehur shqetësimet për tarifat e reja të energjisë.