Varheyli: Shqipëria i ka përmbushur kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Varheyli: Shqipëria i ka përmbushur kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Aktuale May 16, 2022 - 14:47

Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, deklaron se Shqipëria i ka përmbushur kushtet që të hapen zyrtarisht negociatat e anëtarësimit.

Varheyli tha se tani Shqipëria është gati për një hap të tillë.

Këto deklarime ai i bëri pas takimit me ministren e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka.

“Sot në mëngjes me Ministrin e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka. Ne theksuam se Shqipëria i përmbushi të gjitha kushtet e Këshillit. Tani Shqipëria është gati të hapë zyrtarisht negociatat e anëtarësimit. Ne mbështesim mbajtjen e IGC-së së parë gjatë Presidencës Franceze të Këshillit”, tha Varheyli.

Ministrja e Jashtme shqiptare do të zhvillojë edhe një takim me homologun e saj italian, Luigi di Maio.

Më pas do të marrë pjesë në drekën e punës me ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. /klankosova