Osmani takohet me kryetarin e Parlamentit të Singaporit, Tan Chuan-Jin

Osmani takohet me kryetarin e Parlamentit të Singaporit, Tan Chuan-Jin

Aktuale June 27, 2022 - 14:50

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdën e takimeve gjatë vizitës në Singapor është pritur sot nga kryetari i Parlamentit të Singaporit, Tan Chuan-Jin, së bashku me një grup deputetësh.

Osmani ka folur mbi marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të Kosovës dhe Singaporit, duke vlerësuar edhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërparlamentar për t’i përafruar më shumë vendet tona, si dhe qëndrimet karshi zhvillimeve globale.

“Bashkëpunimi ynë bilateral ka potencial për t’u thelluar më tej, e këtu rol të veçantë luan edhe diplomacia parlamentare”, ka theksuar Osmani.

Osmani ka përmendur suksesin ekonomik dhe zhvillimor të Singaporit, si frymëzues për Kosovën. Në këtë drejtim, presidentja ka folur edhe për potencialin e intensifikimit të bashkëpunimit në mes të dy vendeve tona në mbrojtje, energji, arsim e fusha të tjera të interesit të përbashkët.

Osmani dhe Kryetari Chuan-Jin kanë biseduar edhe për zhvillimet globale dhe nevojën që demokracitë të qëndrojnë të bashkuara në këto kohë të sfidave madhore. /Zëri

Image