Dreshaj: Zgjidhja e vetme për punëtorët shëndetësorë është miratimi i Ligjit të Pagave

Dreshaj: Zgjidhja e vetme për punëtorët shëndetësorë është miratimi i Ligjit të Pagave

Aktuale July 31, 2022 - 14:45

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj ka vizituar sot infermierët kujdestarë në Klinikën Infektivve të QKUK-së.

Ai kritikoi Qeverinë për mosmiratimin e Ligjit të Pagave, duke shtuar se kjo mbetet zgjidhja e vetme, shkruan Zeri.info.

“Çdo repart ka vetëm një infermier kujdestar përgjegjës për vizitë, marrje dhe shpërndarje të analizave, konsultime, shpërndarje të terapisë dhe menaxhim 12 orë të repartit, vërtet të mbingarkuar”, shkroi Dreshaj.

Deputeti i AAK-së më tej tha se kërkesa e vetme e punëtorëve shëndetësor është rroga e dinjitetshme, prandaj ai i bëri thirrje Qeverisë që të veprojë sa më parë dhe ta rregullojë këtë gjendje.

“Qeveri vepro. Ligji i Pagave është zgjidhja e vetme dhe e duhura”, shkroi ai në Facebook. /Zëri