
Osmani: Në Kosovë nënkryetare të Kuvendit kemi të mbijetuarën e masakrës, në Serbi kanë masakruesin
Bozhidar Deliqi dje është zgjedhur nënkryetar i parlamentit të Serbisë. Ai kishte shërbyer në ushtrinë e ish-Jugosllavisë dhe ishte përfshirë në vrasjen e civilëve në Kosovë.
Lidhur me këtë reagoi edhe presidentja Vjosa Osmani, e cila tha se në Kosovë nënkryetare e Kuvendit është një e mbijetuar e luftës, kurse në Serbi një kriminel që masakroi mijëra kosovarë.
“Në Kosovë Saranda Bogujevci, një e mbijetuar e një masakre brutale të regjimit gjenocidal të Serbisë, shërben si nënkryetare e parlamentit. Ndërkohë, Parlamenti i Serbisë ka emëruar nënkryetar Bozhidar Deliqin, komandantin e brigadës që masakroi mijëra kosovarë”, shkroi ajo në Twitter. /Zëri
In Kosovo, Saranda Bogujevci, a survivor of a brutal massacre of Serbia's genocidal regime, serves as Vice-President of Parliament.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) August 4, 2022
Meanwhile, Serbia’s Parliament has appointed Boëidar Delië, the commander of the brigade that massacred thousands of Kosovars, as Vice-President.