Kurti për “La Repubblica”-n: Rreziku për luftë në Kosovë ekziston

Kurti për “La Repubblica”-n: Rreziku për luftë në Kosovë ekziston

Aktuale August 08, 2022 - 11:16

“Rreziku i një konflikti të ri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i lartë. Unë do të isha i papërgjegjshëm nëse do të thosha të kundërtën, veçanërisht pasi bota ka parë se çfarë ka bërë Rusia me Ukrainën”.

Këto janë fjalët e kryeministrit kosovar Albin Kurti për gazetën italiane “Repubblica”, pas protestave serbëve të ditëve të fundit. Arsyeja e këtyre trazirave, thotë Kurti, vjen nga shtatori i vitit 2021, kur “në frymën e reciprocitetit vendosa të vendos targa të përkohshme për serbët që hyjnë në Kosovë dhe ata u përgjigjën duke fluturuar ‘Mig29’ përgjatë kufirit”.

Tashmë Kurti ka shtyrë deri më 1 shtator hyrjen në fuqi të dispozitave për dokumentet dhe targat që kanë nxitur protesta në veri të Kosovës.

“Në javën e tretë të gushtit do të ketë një takim në Bruksel mes nesh dhe serbëve për aspektet e përgjithshme të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, shpresoj se do të ndihmojë në uljen e tensionit”, thotë Kurti në këtë intervistë, transmeton Zeri.info.

“Para pushtimit të Ukrainës mundësitë ishin të pakta, tani situata ka ndryshuar”, shton Kurti. “Episodi i parë, pasojë e idesë fashiste të Kremlinit për pansllavizmin, ishte Ukraina. Nëse do të kemi një episod të dytë, për shembull në Transnistria, atëherë shanset që të zhvillohet një luftë e tretë në Ballkanin Perëndimor, dhe në veçanti në Kosovë, do të jenë shumë të larta”.

Kryeministri kosovar shpjegon se është Moska ajo që komandon Beogradin në marrëdhëniet me Prishtinën. “Më 25 nëntor, kryeministri serb Vuçiq ishte në Soçi: ishte takimi i nëntëmbëdhjetë me Putinin në dhjetë vjet, mesatarisht ata shihen dy herë në vit, nuk është normale për liderët e qeverisë”.

Kosova në NATO

Lidhur me gatishmërinë e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO, e cila mund të gjenerojë tensione të tjera me Serbinë, Kurti argumenton se “është e kundërta: partneriteti ynë me Programin e Paqes dhe anëtarësimi në NATO do të ndihmojë në ruajtjen e një paqeje të qëndrueshme. Orientimi ynë është transparent. Dhe bazohet në vlerat euroatlantike”.

Lëvizjet ushtarake

“Vitin e kaluar ata planifikuan 91 stërvitje të përbashkëta ushtarake dhe bënë 104. Dy më të rëndësishmet quhen ‘Mburoja Sllave’ dhe ‘Vëllazëria Sllave’. Që nga gushti 2001 Serbia ka ngritur 48 baza të avancuara, 28 ushtri dhe 20 baza operative të xhandarmërisë rreth Kosovës. Veteranët serbë janë bërë të gjithë pro Rusisë. Si për të thënë: rreziku ekziston dhe ne e paralajmërojmë atë”. /Zëri