Çfarë përmbajnë dorëshkrimet që Trumpi u përpoq t’i zhdukte në tualet? [foto]

Çfarë përmbajnë dorëshkrimet që Trumpi u përpoq t’i zhdukte në tualet? [foto]

Aktuale August 09, 2022 - 10:49

Dje FBI-ja bastisi kompleksin Mar-a Lago të ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ku kërkoheshin materiale të marra nga presidenca e SHBA-së.

Mirëpo, gazetarja Maggie Haberman ka zbuluar edhe disa imazhe të dorëshkrimeve të Trumpit, që e rëndojnë atë edhe më shumë.

Sipas saj, Trumpi në dy raste është munduar që t’i grisë dokumentet konfidenciale e të cilat më pas janë gjetur në tualetin e tij, raporton CNN, transmeton Zeri.info.

Në imazhet e publikuara dje nuk dihet qartë autori i këtyre dokumenteve, por ato shihet se janë të shkruara me dorë nga Trumpi, me një laps ngjyrë të zezë.

Habermani ka thënë se njëra ndër fotot është në tualetin e Shtëpisë së Bardhë, kurse tjetra nga një udhëtim jashtë shtetit.

“Kush e di se çfarë përmban ajo letër? Vetëm ai që merrej me to, por besohet se ka gjëra të rëndësishme aty”, tha gazetarja dje.

Gjatë mandatit të tij, Trumpi nuk përfillte rregullat e Presidencës për ruajtjen e të dhënave konfidenciale.

Fotografitë mund t’i shihni KËTU:

Image
Image