
Kurti takohet me Bordin e SHSKUK-së, flasin për reformat në këtë sektor
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ministrin e Shëndetësisë Rifat Latifin dhe Bordin e SHSKUK-së, ku diskutuan për vështirësitë e sfidat në sistemin shëndetësor.
Në këtë takim të gjatë u shqyrtuan gjashtë tema kapitale, të cilat përfshijnë reformat në këtë sektor, nevoja për spitalin rajonal të Prishtinës etj.
Ndërkaq Kurti gjatë takimit shprehu zotimin e tij për mbështetje të sektorit të shëndetësisë dhe për angazhim të shtuar për këtë fushë tejet të rëndësishme për shëndetin, jetën dhe mirëqenien e qytetarëve.
Temat të tjera që u trajtuan janë:
Në një takim të gjatë u shqyrtuan këto gjashtë tema kapitale:
Ndarja dhe bashkëpunimi publiko-privat në sektorin e shëndetësisë.
Sistemi Informativ Shëndetësor dhe sigurimet shëndetësore.
Reforma e sistemit shëndetësor, në veçanti e SHSKUK-së, për fuqizimin e QKUK-së, të spitaleve rajonale dhe kujdesit parësor shëndetësor.
Raporti i sektorit publik të shëndetësisë, si shërbim e kujdes profesional me Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit, si vatër e kërkimit, hulumtimit dhe studimit shkencor.
Nevoja për spitalin rajonal të Prishtinës.
Raporti i MSH-së dhe SHSKUK-së me pesë odat e profesionistëve shëndetësorë: të mjekëve, të infermierëve, të stomatologëve, të farmacistëve dhe të fizioterapeutëve. /Zëri