![7-vjeçari nga Kosova fiton vendin e parë në garat ndërkombëtare të matematikës](/uploads/zeri.info/images/2022/November/26/auto_Molosi1669486898.png)
7-vjeçari nga Kosova fiton vendin e parë në garat ndërkombëtare të matematikës
Aktuale
November 26, 2022 - 19:20
Nxënësi i klasës së dytë, Molos Gashi nga Kosova ka fituar vendin e parë në garat ndërkombëtare të matematikes në Dubai.
Pas fitores ai është shfaqur me ngjyrat e flamurit të Kosovës, duke e ngritur kupën e fituar në arenën ndërkombëtare.
Për talentin e Molosit ishte realizuar një storie e mëhershme nga mediat në Kosovë, i cili zgjidhte probleme të vështira matematikore.
Në këtë garë kanë marrë pjesë 44 shtete. /Zëri
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2022/November/26/auto_2-11669486908.jpg)