Imamit të Bellopojës i kërkohet heqja e flamujve nga xhamia, shqiponja aty po konsiderohet haram

Imamit të Bellopojës i kërkohet heqja e flamujve nga xhamia, shqiponja aty po konsiderohet haram

Aktuale November 28, 2022 - 14:39

Vendosja e flamujve kombëtarë për nder të 28 Nëntorit, në xhaminë e fshatit Bellopojë, nuk po u pëlqen të gjithëve.

Kështu të paktën pretendon Imami i kësaj xhamie, Kujtim Hyseni, i cili në një prononcim për Portalin Dukagjini, ka thënë se një grupacion i njerëzve, të cilët ai i ka cilësuar si radikalë, ka kërkuar nga ai t’i heqë flamujt nga xhamia.

Hyseni, po ashtu ka thënë se ata njerëz e kanë paralajmëruar se do t’i heqin flamujt sepse sipas tyre shqiponja në të është “haram”.

Imami Hyseni ka theksuar se për këtë rast i ka lajmëruar edhe organet e rendit.