A ka mundur të shpëtohet foshnja e gruas që u vra sot në QKUK?- Flet gazetari i shëndetësisë

A ka mundur të shpëtohet foshnja e gruas që u vra sot në QKUK?- Flet gazetari i shëndetësisë

Aktuale November 30, 2022 - 22:12

Gazetari i shëndetësisë, Bujar Vitija ka hapur temën nëse foshnja e gruas shtatzënë që është vrarë sot, ka mundur të shpëtohet.

Ai ka dhënë një shembull se si mjekët kishin arritur ta shpëtojnë një foshnjë nëntëmuajshe që gjendej në barkun e një nëne që ishte qëlluar tragjikisht me armë në Detroit të SHBA-së në vitin 2013.

Vitija ka thënë se vlerësimi nëse fëmija ka mundur të shpëtohet edhe në rastin e gruas 35-vjeçare Hamide Magashi, duhet të bëhet nga profesionistët.

Ai ka thënë se mjekëve kosovarë nuk duhet t’u bëhet gjyqi publik për këtë rast.