Haxhiu për vrasjen e 35-vjeçares: Prokuroria e kishte liruar të dyshuarin pas raportimit për dhunë

Haxhiu për vrasjen e 35-vjeçares: Prokuroria e kishte liruar të dyshuarin pas raportimit për dhunë

Aktuale December 01, 2022 - 10:25

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur pas mbledhjes së Grupit të ngushtë Ndërministror për vrasjen e 35-vjeçares mbrëmë në oborrin e QKUK-së nga bashkëshorti i saj.

Haxhiu u shpreh se ky rast tregon se sa i shprehur është femicidi që po vret jetë vajzash dhe grash.

Ajo fajësoi Prokurorin që nuk ka kryer detyrat, pasi sipas saj prokurori e ka liruar në procedurë të rregullt të dyshuarin, pasi 35-vjeçarja e kishte raportuar në Polici për dhunë, transmeton Zeri.info.

“Sipas informacioneve nga Policia e Kosovës, viktima kishte raportuar në korrik të këtij viti të dyshuarin për dhunë psikike dhe fizike dhe Prokuroria e kishte liruar në procedurë të rregullt të dyshuarin, është një papërgjegjësi institucionale e prokurorit të rastit, sepse ne në vazhdimësi po bëjmë thirrje që të mbrohen jetët e grave dhe vajzave. Sikur Prokuroria të ishte në krye të detyrës, rasti i tillë mund të jetë parandaluar”, tha Haxhiu para mediave.

Ajo shtoi se kanë edhe disa informacione të tjera, por për shkak të hetimeve nuk mund t’i bëjë të ditura. /Zëri