Kurti takohet me studentët nga komuniteti RAE që përfituan bursa

Kurti takohet me studentët nga komuniteti RAE që përfituan bursa

Aktuale January 25, 2023 - 22:18

Kryeministri Albin Kurti, ka pritur sot në takim studentët përfitues të bursave të ndara nga MASHTI dhe MAPL për komunitetet.

Studentët nga komunitetet ashkali, egjiptian dhe rom, bashkëbiseduan me Kryeministrin Kurti, në takimin e përbashkët me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Kurti theksoi faktin se tashmë arsimi i lartë ofrohet pa pagesë për të gjithë studentët.

“Në takim u potencua se Qeveria e Republikës së Kosovës po punon për krijimin e mundësive të barabarta në arsim. U tha se përmes këtyre bursave në vlerë 1 mijë euro për studentët nga komunitetet, synohet që ata të fokusohen në ngritjen e tyre profesionale dhe akademike, pa pasur barrën e anës financiare. U ritheksua përkushtimi që përmes bursave dhe mekanizmave të tjerë të mbështeten gjeneratat e reja, pa dallim”, thuhet në komunikatën nga Zyra e Kryeministrit. /Zëri