Kurti tregon nëse do të shkojë në vizitë zyrtare në Beograd

Kurti tregon nëse do të shkojë në vizitë zyrtare në Beograd

Aktuale March 19, 2023 - 00:11

Për më shumë se dhjetë orë janë zhvilluar bisedime mes Kosovës dhe Serbisë.

Tani në një konferencë për media, kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti tregoi se është arritur një marrëveshje, por që tha se dokumenti i plotë do të postohet në faqen zyrtare të BE-së, raporton Zeri.info.

I pyetur nëse do të shkojë në vizitë zyrtare në Beograd, si shenjë e një fqinjësie të mirë, ai tha se marrëdhëniet nuk janë normalizuar deri në atë masë.

“Nga këtu do të nisem drejt Prishtinës, sepse kam 15 ministri për t’i menaxhuar. Duhet kuptuar se marrëdhëniet nuk janë normalizuar në atë pikë sa të realizohen vizita zyrtare”, u shpreh ai. /Zëri