
“Bëjeni realitet marrëveshjen”, ambasadorët britanikë thirrje Kurtit dhe Vuçiqit
Aktuale
March 20, 2023 - 15:28
Ambasadorët e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë dhe në Beograd, Nicholas Abott dhe Sian Macleod, e kanë mirëpritur dakordësimin verbal në Ohër ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për Marrëveshjen Bazë për Normalizimin e Marrëdhënieve.
Përmes një reagimi të përbashkët të dy ambasadave britanike, ata përgëzuan kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq për pajtimin e arritur.
“Presim dhe qëndrojmë të gatshëm të mbështetim që të dyja palët të lëvizin shpejt, ta bëjnë marrëveshjen realitetit”, kanë thënë ambasadorët britanikë.