Abdixhiku: Preambula e propozimit evropian nuk më është dhënë nga Kurti gjatë takimit që kishim

Abdixhiku: Preambula e propozimit evropian nuk më është dhënë nga Kurti gjatë takimit që kishim

Aktuale March 21, 2023 - 21:46

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për takimin që e pati më 27 shkurt të këtij viti me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, lidhur me përmbajtjen e marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian.

Në Rubikon me Adriatik Kelmendin pas dakordimit të fundit në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë në zbatimin e ankesit të propozimit evropian, Abdixhiku ka thënë se fletat që i kishte në takim të prezentuara nga i pari i ekzekutivit kishte një lëshim të madh rreth statutit politik të të dyja shteteve.

“Kur e kam parë më 27 shkurt preambulën e marrëveshjes apo hyrjen që nuk më është dhënë nga kryeministri në takimin e parë, nuk e di arsyen pse. Na është dhënë një dokument dy faqesh dhe ai ka qenë në disa pika më ndryshe, po e them disa herë sepse ka qenë një kohë e shkurtër gjatë së cilës, Kurti e kishte ndarë këtë pjesë me mua dhe Lutfi Hazirin”, ka thënë Abdixhiku.

“Ai nuk e kishte ndarë preambulën, i kishim vetëm pikat, vëmendja e parë që më ka shkuar ka qenë te dy elemente e para, palët nuk paragjykojnë çështjet e statutit politik edhe e dyta ka qenë tejkalimi apo kapërcimi i trashëgimisë të së shkuarës”.

“Tani, çështja e parë rreth neutralitetit të statutit politik të dy vendeve është risi, edhe është hera e parë që një kryeministër i Kosovës në relacion me Serbinë e pranon një neutralitet në statutin e vet politik, në terma politik të pastër kjo i bie që ai barazoi mosnjohjen e Serbisë me aktin e deklaratës së shpalljes së pavarësisë. Kjo është lëshim i madh”, ka thënë Abdixhiku.