Vela: Vuçiqi po vepron me keqbesim që nuk po respekton marrëveshjen, duhet të penalizohej
Foto: Laura Hasani

Vela: Vuçiqi po vepron me keqbesim që nuk po respekton marrëveshjen, duhet të penalizohej

Aktuale March 21, 2023 - 22:16

Blerim Vela, shef stafit në kabinetin e Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë se Serbia duhet të penalizohet.

Kjo për faktin se, siç thotë ai, presidenti i saj, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk do të pranojë anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe në organizatat e institucionet e tij.

“Edhe pse Vuçiqi u zotua të zbatojë obligimet nga marrëveshja me Kosovën, përfshirë anëtarësimin në ndonjë organ ndërkombëtar (neni 4), ai vepron me keqbesim dhe thotë se Serbia nuk do të pranojë anëtarësimin e Kosovës në OKB, institucionet, agjencitë dhe organizatat e saj! Një shkelje që do të duhej të penalizohej”, shkroi Vela në Twitter.

Kujtojmë se më 18 mars në Ohër, Kosova dhe Serbia u pajtuan për ta zbatuar aneksin për zbatimin e propozimit evropian.