
Kica-Xhelili: Haxhiu është zyrtarisht shkelësja e Kushtetutës, që dikur e përçmonte si tradhëti kombëtare
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është zyrtarisht shkelësja e Kushtetutës së vendit, “që dikur e përçmonte si tradhëti kombëtare”.
Kjo pasi Gjykata Kushtetuese të premten e rrëzoi Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
E Kica-Xhelili e ka përmendur rrëzimin e Qeverisë Hoti dhe 22 shkeljet që Kushtetuesja i ka gjetur në marrëveshjen e vitit 2013 për Asociacionin, vendime këto që sipas deputetes, i shkuan përshtati Vetëvendosjes e tash Haxhiu po befasohet po nga kjo gjykatë.
“Paska filluar ta vë në pyetje kredibilitetin e GJK. Natyrisht. Sepse sot, ajo është zyrtarisht shkelësja e Kushtetutës që dikur e përçmonte si tradhëti kombëtare – dhe i dhemb rruga që ka shtruar vet me kolegë”, ka shkruar ajo në Facebook.
“I paska rënë ndërmend se në pushtet paska ndonjëherë edhe njerëz që gabojnë, jo monstrumë. Megjithëse duke i njohur – këta nuk gabojnë pa qëllim. Për Ministren nuk qenka më GJK e mirë. Ndryshon puna tash”.