Sot mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme
Foto: Laura Hasani

Sot mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme

Aktuale May 26, 2023 - 08:13

Sot do të mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ku pritet të vendoset për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme.

Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së nis në orën 16:00, raporton Klan Kosova.

Ky takim vjen pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, e cila u zhvillua të mërkurën, ku u diskutua për të njëjtën çështje.

Kujtojmë se zgjedhjet e fundit të rregullta të këtij subjekti politik janë zhvilluar në vitin 2019.