Komuniteti shqiptaro-amerikan i drejtohet me letër Blinkenit, kërkon mbështetje për Kosovën

Komuniteti shqiptaro-amerikan i drejtohet me letër Blinkenit, kërkon mbështetje për Kosovën

Aktuale June 08, 2023 - 15:28

Komuniteti shqiptaro-amerikan i është drejtuar me një letër sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, profesori në Washington, Drilon Gashi.

Në këtë letër kanë kontribuuar 40 e më shumë udhëheqës të komunitetit shqiptaro-amerikan, udhëheqës biznesi, akademikë dhe profesionistë nga 10 e më shumë shtete të SHBA-së.

“Letra, e nisur nga profesori Besnik Pula dhe unë, mbledh së bashku anëtarë dhe miq të komunitetit me prejardhje të ndryshme dhe synime jopartiake. Është një grup që është përgjithmonë i përkushtuar për marrëdhëniet e veçanta ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës”.

Image

Në këtë letër shprehet mospëlqimi i këtij komuniteti ndaj qasjes aktuale të Departamentit të Shtetit ndaj Kosovës.

Tutje thuhet se kjo letër synon të korrigjojë këtë qasje në bashkëpunim të afërt me DASh-in duke kërkuar që urgjentisht të zgjidhet kriza e sigurisë e nxitur nga dhuna e Serbisë.

Image

“Letër e Hapur: Komuniteti shqiptaro-amerikan bën thirrje për mbështetje më të fuqishme nga Departamenti i Shtetit për Republikën e Kosovës. 40+ udhëheqës të komunitetit #shqiptaromerikanë, udhëheqës biznesi, akademikë dhe profesionistë nga 10+ shtete të SHBA-së bëjnë thirrje për mbështetje më të madhe nga Departamenti i Shtetit për #Kosovën. Letra shpreh mospëlqimin ndaj qasjes aktuale të Departamentit të Shtetit ndaj ndërsa synon 1) të korrigjojë këtë qasje në bashkëpunim të afërt dhe 2) bën thirrje që & të zgjidhin urgjentisht krizën e sigurisë të nxitur nga dhuna e Serbisë”, thuhet në njoftim./dukagjini

Image