
Arrestimi i kreut të Shtëpisë në Bujanoc, Sinani: Serbia s’ndryshon asnjëherë në raport me shqiptarët
Këshilltarja politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Ardita Sinani ka dënuar ashpër arrestimin e kreut të Shtëpisë së Kulturës në komunën e Bujanocit, Jetmir Ismaili.
Ajo ka thënë se gjëra të tilla kanë ndodhur gjithmonë në Serbi, por që s’janë pranuar nga të tjerët, shkruan Zeri.info.
Sinani thotë se më e papranueshme është fakti se disa njerëz besojnë se Serbia ka ndryshuar, por sipas saj ajo asnjëherë nuk do diçka të shqiptarëve.
“Situata gjithnjë ka qenë e qartë për ata që kanë dashur të shohin, por edhe nëse kanë injoruar realitetin, Serbia sërish na e thekson.
Imagjinoni, në shekullin XXI, vitin 2023, në kontinentin e Evropës, policia e Serbisë ka marrë në shtëpinë e tij në Nesalcë drejtorin e Shtëpisë së Kulturës, Jetmir Ismailin dhe regjisorin e shfaqjes, Gani Veseli.
Më e papranueshme se kjo është vetëm iluzioni i disave që besojnë se Serbia ka ndryshuar. Ajo është po ajo e njëjta që nuk duron asgjë shqiptare”, thuhet në reagim. /Zëri