Politikanë të Luginës udhëtojnë drejt Brukselit, kërkojnë reciprocitet të të drejtave të minoriteteve

Politikanë të Luginës udhëtojnë drejt Brukselit, kërkojnë reciprocitet të të drejtave të minoriteteve

Aktuale June 11, 2023 - 16:41

Këshilltarja e kryeministrit Kurti për Luginën e Preshevës, Ardita Sinani ka njoftuar se së bashku me anëtarë të tjerë të delegacionit të Preshevës, nga nesër do të kenë takime me përfaqësues të Këshillit të Evropës dhe Parlamentit Evropian.

Ajo po ashtu theksoi se për gjatë këtyre ditëve do të zhvillojnë 12 takime me udhëheqës të lartë të këtyre institucioneve, shkruan Zeri.info.

Sinani ka thënë se do të potencojnë gjendjen e pakicës së shqiptarëve në Luginë, si çështje delikate dhe e rëndësishme.

“Kushtëzimi i rrugëtimit të Serbisë në integrimet evropiane do të duhej të kushtëzohej me realizimin dhe plotësimin e të drejtave të shqiptarëve në Serbi në përgjithësi, e në veçanti në komunat Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.Zgjidhja më afatgjate dhe më e duhura do të ishte implementimi i reciprocitetit në të drejta të serbëve që jetojnë në Kosovë dhe shqiptarëve në Serbi”, shkroi ajo. /Zëri