Dukaj: Për një vit kemi nënshkruar kontrata në vlerë prej 20 milionë eurosh për komunat shqiptare

Dukaj: Për një vit kemi nënshkruar kontrata në vlerë prej 20 milionë eurosh për komunat shqiptare

Aktuale June 11, 2023 - 16:44

Ministri në detyrë i Administratës Publike në Malin e Zi Marash Dukaj, ka folur para mediave rreth angazhimit që qeveria e kaluar ka bërë për shqiptarët.

Dukaj tha se për një vit janë nënshkruar kontrata në vlerë prej 20 milionë eurosh për komunat shqiptare.

“Mendoj se “Me punë” çka është edhe motoja jonë, duhet ta dëshmojmë angazhimin tonë. Jemi munduar që të japim maksimumin që të ndodh kështu. Më vjen shumë mirë që për një periudhë të shkurtër kemi arritur të bëjmë kaq shumë për shqiptarët”, tha Dukaj.

542 mijë e 468 qytetarë me të drejt vote që nga ora 07:00 e mëngjesit iu janë drejtuar kutive të votimit.

Ata me votën e tyre do të zgjedhin qeverinë e re e cila do t’i drejtojë për katër vjetët e ardhshme.