Mehaj: FSK-ja si zgjatim i UÇK-së po zhvillohet sipas standardeve më të larta të NATO-s

Mehaj: FSK-ja si zgjatim i UÇK-së po zhvillohet sipas standardeve më të larta të NATO-s

Aktuale June 11, 2023 - 17:45

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se qershori i vitit 1999 ishte muaji kur qytetet e zonat e Kosovës u çliruan, teksa tha se kjo u mundësua nga përpjekjet e gjata të UÇK-së dhe nga NATO-ja.

Ai uroi edhe Ditën e Çlirimit të Prishtinës, teksa tha se ishte dhe mbetet kryqendra politike e Kosovës, shkruan Zeri.info.

“24 vite pas çlirimit të qytetit, Prishtina sot është kryeqytet i Republikës së Kosovës, shtetit më të ri evropian. Por, Prishtina është edhe kryeqendra jonë politike prej ku vazhdon të mirëmbahet ajo aleancë e lidhur që më 1999, mes NATO-s dhe UÇK-së, përkatësisht trashëgimtares së saj, FSK-së. E nisur si një ndihmë mes një ushtrie guerile popullore, UÇK-së dhe aleancës më të fuqishme ushtarake në botë, NATO-s, ndër vite ajo ka marrë trajtën e një raporti të mirëfilltë mes aleatësh ushtarakë e partnerësh strategjikë”, shkroi ai ndër të tjera.

Sipas tij, Forca e Sigurisë së Kosovës si zgjatim i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, asaj ushtrie që e bëri NATO-n të futej në luftë për lirinë e Kosovës, “po zhvillohet me trajnime ushtarake, kapacitete luftarake dhe aftësi ndërveprueshmërie sipas standardeve më të larta të NATO- dhe veçanërisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleatit tonë kyç dhe jetik. /Zëri