Lordi britanik Paddy Ashdown shpallet “Qytetar nderi i Prishtinës”

Lordi britanik Paddy Ashdown shpallet “Qytetar nderi i Prishtinës”

Aktuale June 11, 2023 - 18:21

Në 24-vjetorin e Çlirimit të Prishtinës, titulli “Qytetar nderi i kryeqytetit” i është dhënë lordit britanik Paddy Ashdown.

Kjo në nderim të kontributit të tij në në luftën për drejtësi dhe pavarësinë e Kosovës.

“Paddy Ashdown ishte udhëheqës, diplomat dhe luftëtar i drejtësisë, i cili ndikoi thellë në peizazhin politik në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Kosovë. Ai kundërshtoi veprat mizore dhe përkrahu pavarësinë e Kosovës që në vitin 1996. Duke dëshmuar në gjykatën ndërkombëtare të Hagës dhe mbështetur intervencionet e NATO-s, ai u bë zëri i drejtësisë për Kosovën”, thuhet në njoftimin e shprëndarë nga kryetari Përparim Rama.

Por, Ashdowni nuk jeton më, prandaj titullin në emër të tij e pranoi e bija, Katherine Theurel. /Zëri