Begaj viziton shtëpinë e të moshuarve në Suharekë: Shembull i solidaritetit njerëzor

Begaj viziton shtëpinë e të moshuarve në Suharekë: Shembull i solidaritetit njerëzor

Aktuale June 11, 2023 - 18:35

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka vizituar shtëpinë e të moshuarve në Suharekë.

Ai përgëzoi humanistin Halil Kastrati dhe të gjithë donatorët që kontribuan që kjo shtëpi të funksionojë, shkruan Zeri.info.

Begaj tha se kjo shtëpi është shembull i jashtëzakonshëm i solidaritetit njerëzor.

“Shtëpia e të moshuarve në Suharekë të Kosovës, një shembull i jashtëzakonshëm solidariteti njerëzor, për të mos i lënë kurrë të ndjehen të vetmuar dhe të margjinalizuar. Respekt për humanistin Halil Kastrati dhe mbi 3500 donatorët që e kanë mbështetur”, shkroi ai në Twitter. /Zëri