Kërkohet reforma në formën e mbajtjes së testeve që të evitohen kopjimet

Kërkohet reforma në formën e mbajtjes së testeve që të evitohen kopjimet

Aktuale June 11, 2023 - 20:34

Me 24 qershor dhe 26 gusht nxënësit që kanë përfunduar shkollën e mesme do ti nënshtrohen testit të maturës.

Ndërsa më 4 e 11 korrik, për semimaturantët do të jenë data kur mund të testohen në testin e arritshmërisë.

Për mbajtën e këtyre testeve Ministria e Arsimit ka filluar përgatitjet.

Mirëpo për dallim nga vitet e kaluara, këtë vit do të ketë një ndryshim.

“Forma dhe formati i testit të arritshmërisë dhe të maturës janë të ngjashëm me vitin e kaluar. Për dallim nga viti i kaluar në testin e maturës këtë vit në çdo klasë do të ketë nga një vëzhgues”, thuhet nga MASHT-i, raporton teve1.

Mirëpo njohësit e çështjeve të arsimit po kërkojnë ndryshime sa i përket mënyrës së mbajtjes së këtyre testeve.

Nga Instituti EdGuard kërkojnë nga Ministria e Arsimit që t’i shikojë ngecjet nga vitet e kaluar dhe në bazë të tyre të veprohet për një mirë organizim.

Ndërsa sa përket testit të arritshmërisë, Rinor Qehaja nga ky Institut, pret që rezultati të mos jetë kriter për pranimin e nxënësve në shkolla të mesme.

E një njohës tjetër i arsimit kërkon që testi i arritshmërisë të anulohet për një kohë. Për këtë Ismet Potera jep një arsye.

Ndërsa gjithashtu ai pret që të ketë reforma sa përket formës së mbajtjes së testit të maturës dhe të arritshmërisë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit janë rreth 24000 maturant dhe po aq nxënës të klasës 9 që do të hynë në test ketë vit