Hoti: Njohja nga Izraeli historike, ndodhi nga Shtëpia e Bardhë

Hoti: Njohja nga Izraeli historike, ndodhi nga Shtëpia e Bardhë

Aktuale June 11, 2023 - 22:01

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka shkuar për vizitë zyrtare në Izrael.

Ai ka thënë se gjatë kësaj vizite do të vizitojmë disa qendra hulumtuese strategjike dhe të sigurisë në Jerusalem, raporton Zeri.info.

Përveç kësaj ai dhe një grup i bizneseve të Kosovës do të vizitojnë odat ekonomike në Izrael dhe do të zhvillojnë takime individuale me biznese për të parë mundësitë e bashkëpunimit. Delegacioni i bizneseve është nën organizimin e Odës Ekonomike Kosovë-Izrael, që operon tash e një vit në Prishtinë.

“Jam shumë i kënaqur që kjo vizitë po bëhet realitet. Njohja e Kosovës nga Izraeli ka qenë historike edhe për faktin se ka ndodhur drejtpërdrejt nga Shtëpia e Bardhë. Tani na duhet të punojmë shumë që marrëdhëniet e Kosovës me Izraelin të jenë shumë të ngushta, në veçanti në sferën ekonomike ku mundësitë janë të pafundme”, shkroi ai ndër tjera. /Zëri