Pretendimet e Listës Serbe: Dy serbë u vranë me gjakftohtësi, edhe pse ishin dorëzuar

Pretendimet e Listës Serbe: Dy serbë u vranë me gjakftohtësi, edhe pse ishin dorëzuar

Aktuale September 25, 2023 - 17:51

Lista Serbe ka reaguar sot për zhvillimet në veri.

Mes tjerash, partia serbe nuk e ka dënuar fare sulmin terroristë ndaj policisë së Kosovës, ata për më shumë kanë pretenduar se dy nga sulmuesit janë vrarë nga Policia, pasi ishin dorëzuar, transmeton Zeri.info.

Ata kanë thënë se do të kërkojnë hetim për vrasjen e së paku dy serbëve.

“Po ashtu, themi se do të kërkojmë hetim për vrasjen e së paku dy serbëve të vrarë me gjakftohtësi edhe pse janë dorëzuar. E pyesim bashkësinë ndërkombëtare pse EULEX-i nuk mori pjesë në operacion, por vetëm policia e Kurtit?”, thuhet në reagim./Zëri