![Kosova me rezolutë dënon sulmin terrorist të Serbisë në veri të vendit](/uploads/zeri.info/images/2023/September/28/auto_Votimi_rezoluta1695902339.jpg)
Kosova me rezolutë dënon sulmin terrorist të Serbisë në veri të vendit
Aktuale
September 28, 2023 - 13:54
Kuvendi i Kosovës, përmes një rezolute, ka dënuar me termat më të rëndë sulmin e organizuar nga Serbia në veri të vendit, ku mbeti i vrarë zyrtari policor, Afrim Bunjaku.
Rezoluta është harmonizuar me të gjitha grupet parlamentare në Kuvendin e Kosovës, në përjashtim të Listës Serbe, e cila tash e disa seanca bojkoton punën e Kuvendit.
Kjo rezolutë ka marrë 97 vota, nuk ka pasur asnjë votë kundër ose abstenim. /Zëri
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2023/September/28/auto_Votimi_rezolute1695902336.jpg)