Universiteti “Kadri Zeka” me rektor të ri, Artan Dërmaku merr detyrën
Me rastin e nisjes së vitit të ri akademik, sot ka pranuar detyrën rektori i ri i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Artan Dërmaku.
Ai në ceremoninë e pranimit të detyrës nga rektori i deritanishëm, Bajram Kosumi, ka premtuar që këtë universitet do ta dërgojë përpara.
Sipas njoftimin të Universitetit "Kadri Zeka“, rektori Dërmaku ka përmendur parimet kyçe që do t'i ndjekë gjatë punës së tij: Inovacionin dhe përshtatshmërinë, profilizimin, angazhimin global, angazhimin në komunitet, arsimin në qendër studentin, si dhe ekselencën e kërkimit.
Rektori Dërmaku u ka dëshiruar mirëseardhje studentëve të rinj, duke shprehur bindjen se studentët e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, janë burim i diturisë dhe potencialit që do të ndërtojnë të ardhmen e tyre.
