Policia: Veriu është i sigurt, shpërthimet mund të jenë shkaktuar nga mjetet piroteknike

Policia: Veriu është i sigurt, shpërthimet mund të jenë shkaktuar nga mjetet piroteknike

Aktuale November 19, 2023 - 02:07

Policia e Kosovës ka mohuar se në veri të vendit ka pasur shpërthime me granata, sic kanë raportuar disa media sonte pasmesnate.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së veriut, Veton Elshani, ka thënë për “Zërin” se veriu i vendit është i sigurt dhe se shpërthimet e raportuara mund të jenë shkaktuar nga mjetet piroteknike.

“Ka pas infoemacione që ne Mitrovica Veri kanë qenë dy detonime por policia konfirmon se ne jemi në qytet dhe nuk ka dëme apo lëndime në njerëz.Mund të ndodh që këto detonime të jenë shkaktu nga mjetet piroteknike apo diçka tjetër por mund të sigurojmë që Veriu i vendit është i sigurt”, tha Elshani për “Zërin”. /Zëri

Image
Pamje nga veriu - 19.11.2023
Image
Pamje nga veriu - 19.11.2023