Edi Rama: 68 vjet më parë Adem Jashari erdhi në këtë botë mu në Ditën e Flamurit

Edi Rama: 68 vjet më parë Adem Jashari erdhi në këtë botë mu në Ditën e Flamurit

Aktuale November 28, 2023 - 11:38

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shkruar për ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari.

Në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Rama ka shkruar se 68 vite më parë Adem Jashari erdhi në këtë botë në Ditën e Flamurit.

Kryeministri shqiptar statusit ia ka bashkangjitur edhe një fotot të komandantit, e cila është realizuar në Tiranë.

“68 vite më parë ADEM JASHARI erdhi në këtë botë mu në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe iku nga kjo botë duke e lënë trupin pa jetë, si një monument të shtrirë në mesin e shtëpisë ku mbante flamurin kombëtar, e duke e ngjitur shpirtin në Altarin Qiellor të Heronjve të Kombit”, ka shkruar Rama.