Molliqaj reagon ashpër për vizitën e Trendafilovës: Më mirë do të ishte që të kthehej prapa
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar ashpër pas një njoftimi të Policisë së Kosovës ku njoftohet për disa masa lidhur me vizitën e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.
Molliqaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Ekaterina Trendafilova më së miri do të ishte të ktheje prapa.
Sipas tij, Gjykata Speciale është organ që bën diskriminim të vazhdueshëm etnik, racor dhe njerëzor.
Postimi i plotë:
Përpjekja për ta normalizuar padrejtësinë e Gjykatës Speciale, sot paska shkuar një hap tutje. Z. Trendafilova iu paska ofruar siguri shtesë. Janë thyer protokollet shtetërore sikur ajo të jetë vizitë e ndonjë presidenti nga ndonjë vend i rëndësishem, e jo kryesuesja e Dhomave të Specializuara - organ që bën diskriminim të vazhdueshëm etnik, racor dhe njerëzor.
Për ironi të fatit, kërkohet edhe mirëkuptim nga qytetarët për pengesa eventuale në trafik. Sikur të ishte vetëm ky problemi i kësaj vizite.
Mbase edhe kanë arsye për ta ruajtur, duke ditur që në Kosovë është e papranueshme dhe revolta ndaj saj është evidente. Më mirë do të ishte të kthehej prapa.