“Paqja shpesh varet nga një fije në Ballkan”, Gjermania dërgon edhe 150 trupa në Kosovë
Gjermania do të dërgojë trupa shtesë në kuadër të KFOR-it në Kosovë.
Këtë e ka bërë të ditur sot ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Ana Baerbock e cila e ka cilësuar si të brisht situatën në Ballkanin Perëndimor, duke përmendur Bosnjë dhe Hercegovinën dhe Kosovën.
“Paqja shpesh varet nga një fije në Ballkanin Perëndimor. Angazhimet e NATO-s dhe të BE-së janë të koordinuara: të EUFOR, misioni, siguron sstabilitetin në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe KFOR në Kosovë. Gjermania do të kontribuojë deri në 150 trupa shtesë për KFOR-in”, ka thënë Baerbock. /Zëri
Peace often hangs by a thread in the #WesternBalkans. The commitments of @nato and of the EU go hand in hand: the @euforbih mission ensures security in Bosnia and Herzegovina and @NATO_KFOR in Kosovo. Germany will contribute up to 150 additional troops to KFOR. https://t.co/i4YWFMRmP9
— GermanForeignOffice (@GermanyDiplo) November 28, 2023